| Daut Aliaj | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Daut Aliaj |
| Atësia: | Kanan |
| Vendlindja: | Gorisht, Vlorë |
| Vendbanimi: | Gorisht, Vlorë |
| Datëlindja: | 1937 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 2/4/1977 |
| Dënimi: | 6 vjet Burg |
| Vendimi: | nr.214 |
| Data e Vendimit: | 26/8/1977 |
| Gjykatësi: | Koço Nova |
| Gjykata: | Gjykata Popullore e Rrethit Vlorë |
| Data e Lirimit: | 15/11/1982 |
Lindur e banues në Gorisht të Vlorës, anëtar i kooperativës bujqësore, i vitlindjes 1937. U arrestua më 2.4.1977, një ditë para zgjedhjeve për këshillat popullore dhe gjykatat popullore. Ishte baba i 7 fëmijëve të mitur.
U akuzua në bazë të nenit 73/1 të Kodit Penal, d.m.th. për agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor. U cilësua se faji i tij kish qenë se gjatë fushatës së zgjedhjeve ishte shprehur se do të griste fletën e votimit, duke ftuar ata që e dëgjonin të mos votonin, duke hedhur fjalë kundër njerëzve që përbënin listën e Frontit Demokratik, sidomos ata nga fshati i tij. I pakënaqur ndaj emrave, e kish cilësuar Partinë e Punës si revizioniste.
Gjykata Popullore e Rrethit Vlorë, me vendimin nr.214, datë 26.8.1977, e deklaroi fajtor dhe e dënoi me 6 vjet heqje lirie dhe heqjen e së drejtës zgjedhore për 3 vjet.
U lirua më amnisti më 15.11.1982.
