| Daut Agaj | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Daut Agaj |
| Vendlindja: | Hekal ,Mallakastrë |
| Vendbanimi: | Fier |
| Datëlindja: | 15/1/1916 |
| Gjyqi | |
| Akuza: | "Ka marrë pjesë në organizatën e Ballit Kombëtar,ka marrë pjesë në operacione kundër UNÇL" |
| Data e Vendimit: | 23/7/1945 |
| Gjykata: | Gjykata e Lartë Ushtarake |
Lindi më 15 janar të vitit 1916, në fshatin Hekal të Mallakastrës. Më 20 korrik 1945, Gjykata Ushtarake e Fierit e deklaroi fajtor se "ka dezertuar nga radhët e Frontit dhe ka marrë pjesë në organizatën e Ballit Kombëtar; ka sabotuar luftën e popullit dhe ka marrë pjesë në operacione kundër UNÇL" dhe e dënoi me vdekje dhe me konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme. Më 23 korrik të po atij viti, Gjykata e Lartë Ushtarake ia ndryshoi dënimin në privim lirie për jetë me punë të detyruar.
Burimi: AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 491.
