| Dalip Gaba | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Dalip Gaba |
| Vendlindja: | Vlorë |
| Datëlindja: | 1928 |
| Gjyqi | |
| Dënimi: | 20 vjet Burg |
| Data e Vendimit: | 21/10/1972 |
| Gjykata: | Gjykata e Rrethit të Vlorës |
| Gjyqi i dytë | |
| Dënimi: | 10 vjet Burg |
| Data e Vendimit: | 13/4/1974 |
Lindi në Vlorë, në vitin 1928. Më 21 tetor 1972, Gjykata e Rrethit të Vlorës e deklaroi fajtor për "tradhëti ndaj atdheut mbetur në fazën e përgatitjes" e "agjitacion e propagandë" dhe e dënoi me 20 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë, heqjen e të drejtës elektorale për 5 vjet kohë dhe heqjen e dekoratave. U ridënua më 13 prill 1974 për "tentativë arratisje" edhe me 10 vjet të tjera.
Burimi: AISKK, F. 1, Viti 2013, D. 10, F. 361
