| Dajlan Llazi | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Dajlan Llazi |
| Vendlindja: | Papçisht |
| Vendbanimi: | Papçisht |
| Datëlindja: | 1908 |
| Datë Vdekja: | 8/1957 |
| Vënd Vdekja: | Ura e Vjetër |
| Ekzekutimi | |
| Akuza: | "Armik i popullit që ka dezertuar nga rradhëte Luftës Nacionalçlirimtare dhe i është bashkuar Ballit Kombëtar" |
| Data Ekzekutimit: | 8/1957 |
| Vendi Ekzekutimit: | Ura e Vjetër |
Lindi në Papçisht, në vitin 1908. Me vendim nr. 8, datë 2 tetor 1945, Gjykata Ushtarake e Pogradecit e deklaroi "armik të popullit që ka dezertuar nga rradhëte Luftës Nacionalçlirimtare dhe i është bashkuar Ballit Kombëtar" dhe e dënoi me 101 vjet heqje lirie (me punë të detyruar), humbjen e të drejtave elektorale baraz mekohën e ndëshkimit, si dhe konfiskimin epasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme. Në bazë të vendimit nr. 1221, datë 8 janar1945, dënimi iu modifikua në 10 vjet heqjelirie (me punë të detyruar). Me vendim nr. 4021, datë 31 gusht 1993, Gjykata e Rrethit të Tiranës vendosi vërtetimin e faktit juridik të vrasjes pa gjyq për motive politike të Dajlan Llazit nga forcat territoriale komuniste të fshatit Papçisht, në gusht të vitit 1957, në vendin e quajtur Ura e Vjetër (te shkëmbi i urës), 50 metër në afërsi të rrugës që kalon për Gramsh, ku dhe u varros.
