Ahmet Bushati | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Ahmet Bushati |
Vendlindja: | Shkodër |
Datëlindja: | 25/3/1929 |
Gjyqi | |
Data e Arrestimit: | 29/1/1948 |
Akuza: | «Krime kundër shtetit» |
Dënimi: | 7 vjet Burg |
Vendimi: | 24 qershor 1949, Gjykata Ushtarake e Tiranës |
Lindi në Shkodër, më 25 mars të vitit 1929. Ishte anëtar i organizatës antikomuniste të studentëve shkodranë «Përpjekja Shqiptare». U arrestua më 20 janar të vitit 1948, një ditë pasi e kishin përjashtuar nga «Organizata e Rinisë». Më 24 qershor 1949, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi me 7 vjet heqje lirie, punë të detyruar dhe heqjen e së drejtës elektorale për 2 vjet kohë për «krime kundër shtetit». U lirua më 23 shtator 1954 për plotësim afati. Pas burgut punoi si punëtor krahu dhe më vonë si teknik në Krujë. Kreu me korrespondencë fakultetin në degën Gjuhë-Letërsi. Në vitin 1991 u kthye në Shkodër. Nga viti 1992 deri më 1996 ishte kryetar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës.
Burimi: AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 218.