| Bukurosh Blloshmi | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Bukurosh Blloshmi |
| Atësia: | Selman |
| Vendlindja: | Bërzeshtë, Librazhd |
| Datëlindja: | 1933 |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 27/7/1977 |
| Fundi i Internimit: | 1987 |
| Vendimi: | Nr.10 Datë 14.7.1977 |
Lindi në vitin 1933, në fshatin Bërzeshtë të rrethit të Librazhdit. Arsimin fillor e kreu në fshat. Punoi në Ndërmarrjen e Shfrytëzimit të Pyjeve në Stravaj. Pas burgosjes së të vëllezërve, Hasanit më 1952, dhe Samiut më 1963, atij dhe Eshrefit, vëllait më të vogël të familjes Blloshmi, u ra barra e mbajtjes edhe të familjeve të tyre. Kurse pas burgosjes së nipërve të tij, Bedri dhe Vilson Blloshmit, familja e tij, bashkë me pjesën tjetër të familjes Blloshmi, u internua në Polis-Gostimë të Librazhdit. Familja e Bukurosh Blloshmit u lirua nga internimi dhe u kthye në fshatin e lindjes, në Berzeshtë, në vitin 1987.
Burimi: Bedri Blloshmi, Rrëfime nga ferri komunist, Tiranë, 2011, f. 157-158.
