Persekutimi i familjes “Kaloshi” dhe i të afërmëve të saj nga diktatura komuniste e ka zanafillën që në vitin 1946. Bujar Kaloshi, lindi në 1956 në Grabjan – Lushnje, aty ku edhe kreu shkollën fillore, tetëvjeçare dhe të mesme, pa iu dhënë ndonjëherë e drejta, si biri e një familje të persekutuar, të vijonte studimet e larta. Me fillimin e lëvizjes demokratike në vend, ai shumë shpejtë u bë njëri prej nismëtarëve dhe organizatorëve të proceseve demokratike në Lushnje, themelues i Partisë Demokratike në qytetin e Lushnjes. Mbas ardhjes së demokracisë u emërua Drejtor i Departamentit të Policisë Financiare. Më 1995, pasi përfundoi studimet dhe u diplomua në Fakultetin e Drejtësisë dhe Kolegjin Ushtarak (Law Faculty and Military College) u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve me gradën Kolonel. Nismëtar dhe themelues i Shoqatës Antikomuniste Demokratike, themelues i Partisë Demokratike në qytetin e Lushnjes.

Më 26 korrik 1996 u vra në detyrë.  Vrasja e bujshme tronditi mbarë opinionin. Vrasja e tij u konsiderua si një akt terrorist i organizatës  kriminale "Hakmarrja për drejtësi"

Burimi: https://www.botasot.info/shqiperia/559262/bujar-kaloshi-20-vjet-pas-vrasjes-krimi-ende-i-pandeshkuar-apel-per-bashkevuajtesit/
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.