| Bujar Doko | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Bujar Doko |
| Atësia: | Xhaferr |
| Vendlindja: | Taç i Poshtëm, Kolonjë |
| Datëlindja: | 1925 |
| Gjyqi | |
| Akuza: | "Ka marrë pjesë në një grup të organizuar për rrëzimin e pushtetit" |
| Dënimi: | 5 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 91 |
| Data e Vendimit: | 15/04/1946 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Tiranës |
| Data e Lirimit: | 26/06/1947 |
Lindi më 1925, në Taç i Poshtëm, Kolonjë. Më 15 prill 1946, me vendim nr. 91, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi se "ka marrë pjesë në një grup të organizuar për rrëzimin e pushtetit", me 5 vjet burg dhe humbjen e të drejtave civile e politike për aq kohë. Dënimi iu fal më 26 qershor 1947. Themelues i zyrës përkthimore të burgut me Mirash Ivanajn, Mihal Sherkon, Lazër Radin etj. Vepra të përkthyera: Xh. Swift: Përralla e fuçisë dhe satira të tjera; Jack London: Dhëmbi i bardhë; Gustave Flaubert Edukimi i ndjenjave ; Defoe, Daniel: Robinson Kruzo; Victor Hugo: Njeriu që qesh; Theodore Dreiser: Një tragjedi amerikane; Thomas Hardy: Tesi i D’erbervilëve; Nikolaj V. Gogol: Taras Bulba; Charles Dickens: Dombi e Biri; Lucianus Samosatensis: Vepra të zgjedhura; James Fenimore Cooper: I fundmi i Mohikanëve; Maurice Druon: Familjet e mëdha .
