| Brahim Malaj | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Brahim Malaj |
| Vendlindja: | Kosmaç, Shkodër |
| Vendbanimi: | Shkodër |
| Datëlindja: | 8/10/1923 |
| Gjyqi | |
| Akuza: | "Dezertim nga radhët e ushtrisë" |
| Dënimi: | 3 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 138 |
| Data e Vendimit: | 22/5/1959 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Shkodrës |
| Gjyqi i dytë | |
| Akuza: | "Tradhëti ndaj atdheut" |
| Dënimi: | 15 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 74 |
| Data e Vendimit: | 25/7/1963 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake Tiranës |
Lindi në Kosmaç të Shkodrës, më 8 tetor 1923. Me vendim nr. 138, datë 22 maj 1959, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi fajtori për "dezertim nga radhët e ushtrisë" dhe e dënoi me 3 vjet privim lirie. Me vendim nr. 74, datë 25 korrik 1963, Gjykata Ushtarake Tiranë e deklaroi fajtor për "tradhëti ndaj atdheut" dhe e dënoi me 14 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë, si dhe humbjen e të drejtave elektorale për 3 vjet kohë. Përfundimisht u dënua me 15 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë, si dhe humbjen e të drejtave elektorale për 3 vjet kohë.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 166
