Lindi më 1924 (ose 1925), në Fushë-Bardhë të Gjirokastrës. Mori pjesë në luftën nacionalçlirimtare. Kreu studimet e larta ushtarake në Rusi. Më pas, studioi në Institutin e Lartë Pedagogjik, dega gjuhë-letërsi ruse. Punoi si përkthyes i kësaj gjuhe në ATSH, Kinostudio, Komitetin e Artit dhe Kulturës dhe mësues i rusishtes.

Me vendim nr. 53, datë 27 shkurt 1952, Gjykata e Lartë Ushtarake e deklarua fajtor si "bashkëpunëtor me okupatorin kundër lëvizjes Nacional-Çlirimtare" dhe e dënoi më 1 vit burg dhe heqjen e gradës ushtarake.

Është përkthyes i filmit "Skëndërbeu" dhe aktor në këtë film i rolit episodik të Gjinit.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 395
Burimi: https://telegraf.al/kulture/rrefimet-e-astrit-mihos-ju-tregoj-bisedat-me-boco-muho-aktorin-qe-luajti-rolin-e-gjinit-ne-filmin-skenderbeu/
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.