| Boço Mema | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Boço Mema |
| Vendlindja: | Progonat |
| Vendbanimi: | Progonat |
| Datëlindja: | 30/12/1914 |
| Datë Vdekja: | 20/3/1944 |
| Ekzekutimi | |
| Akuza: | "Motive politike" |
| Data Ekzekutimit: | 20/3/1944 |
Lindi në Progonat, më 30 dhjetor 1914. Në zbatim të ligjit nr. 7514, datë 30 shtator 1991 dhe të udhëzimit nr. 2, datë 4 janar 1992 të Këshillit të Ministrave, komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit në burg pa qenë i dënuar dhe të pushkatuare pa gjyq kur mungojnë dokumentet, në mbledhjen e datës 5 prill 1992, vendosi vërtetimin e faktit të vdekjes së tij pa gjyq për motive politike, më 20 mars 1944.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 273
