Bisho Ujka ose Ujkaj është lindur në Malësinë e Madhe në vitin 1883.

Familjarët kanë treguar për kujto.al, se Bisho ishte antikomunist dhe fliste kundër regjimit në ambientet ku rrinte. Në verën e vitit 1948, shkoi në Bogë për pushime në familjen Cakaj, ku edhe u vra nga një skuadër e Sigurimit të Shtetit e drejtuar nga Asllan Lici, më 3 shtator 1948.

Pas vrasjes, dikush shkoi në familjen e tij dhe u tha të vëllezërve se do t'i vrisnin të gjithë burrat e familjes. Në këto kushte, të gjithë burrat e familjes kaluan në Mal të Zi (ish-Jugosllavi). U kthyen pas disa kohësh në vendbanimin e tyre, Flakë, Buza e Ujit, por nuk kaluan asnjë ditë të qetë, sepse pasuria iu sekuestrua dhe jetuan gjithë kohën si të përndjekur.

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.