Bilal Nivica | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Bilal Nivica |
Vendlindja: | Nivicë, Kurvelesh |
Datëlindja: | 1892 |
Gjyqi | |
Data e Arrestimit: | 1945 |
Akuza: | "Armik të popullit" |
Dënimi: | 15 vjet Burg |
Data e Vendimit: | 13/4/1945 |
Gjykata: | Gjykata Speciale e Tiranës |
Data e Lirimit: | 1959 |
Ushtarak, adjutanti i Ismail Qemalit, komandant i Fuqive Ndjekëse gjatë periudhës së Mbretërisë, kryetar i Gjykatës Politike, Komandant i Përgjithshëm i Xhandarmërisë Mbretërore. Lindi në Nivicë të Kurveleshit, më 1892. Kreu Shkollën Ushtarake të Plotësimit në Tiranë. Nga viti 1926 deri më 1930 shërbeu si Nënprefekt i Devollit, pastaj si kryetar i Gjykatës Politike (1932-1937). Gjatë luftës drejtoi dy çeta nacionalistësh në anët e Vlorës kundër ushtrisë italiane (1942). Në vitin 1944 mori gradën e Kolonelit dhe aty nga fundi i atij viti u zgjodh Komandant i Përgjithshëm i Xhandarmërisë Mbretërore (shërbeu vetëm 15 ditë). U arrestua në vitin 1945 dhe, më 13 prill të po atij viti, Gjykata Speciale e Tiranës e deklaroi «armik të popullit», dhe e dënoi me 15 vjet burg me punë të detyruar, humbjen e të drejtave civile-politike dhe konfiskimin e pasurisë së tundshme e të patundshme. U lirua në vitin 1959.