Bido Dyrmishi | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Bido Dyrmishi |
Atësia: | Shefqet |
Vendlindja: | Gramsh |
Vendbanimi: | Gramsh |
Datëlindja: | 1925 |
Arsyeja e Vdekjes: | Ekzekutim me pushkatim |
Lloji Ekzekutimit: | Ekzekutim me pushkatim |
Akuza: | "Spiunazh, përgatitje për arratisje, strehim, furnizim dhe dhënie informacioni diversantëve, agjitacion e propagandë në shtyp e me gojë" |
Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Korçës |
Lindë më 1925, në Gramsh. Më 20 shtator 1950, me vendim nr. 130, Gjylata Ushtarake e Korçës, e deklaroi fajtor për "spiunazh, përgatitje për arratisje, strehim, furnizim dhe dhënie informacioni diversantëve, agjitacion e propagandë në shtyp e me gojë", dhe e dënoi me vdekje, pushkatim, konfiskimin e pasurisë dhe konfiskimin e florinjve të dhëna nga diversantët. Me dekret nr. 1196, më 12 dhjetor 1950, dënimi iu kthye në burg me punë të detyruar. Më 12 gusht 1953, me vendim nr. 86, Gjykata Ushtarake e Korçës e dënoi me vdekje, pushaktim, për tentativë "arratisje në një shtet", duke u bërë ekzekutimi para kampit.
Burimi: AISKK, F 1. V 2013. D 5/1. Fl. 872-873