| Biçe Pistuli | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Biçe Pistuli |
| Vendlindja: | Shkodër |
| Datëlindja: | 1918 |
| Datë Vdekja: | 18/2/1999 |
| Vënd Vdekja: | Shkodër |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 24/6/1951 |
| Akuza: | "Tentativë arratisjeje" |
| Dënimi: | 6 muaj hetuesi Burg |
| Gjyqi i dytë | |
| Dënimi: | 2 vjet Burg |
Bashkëshortja e Sandër Pistullit.Lindi në Shkodër, në vitin 1918. Kreu shkollën e Motrave Stigmatine dhe gjimnazin në qytetin e lindjes. U arrestua më 24 qershor 1951, bashkë me të shoqin, për tentativë arratisjeje. Pas gjashtë muajsh hetuesie, u dënua me dy vjet burg, që më vonë iu kthye në liri me kusht. Vdiq më 18 shkurt të vitit 1999, në Shkodër.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 309
