| Bibë Marashi | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Bibë Marashi |
| Vendlindja: | Pukë |
| Vendbanimi: | Pukë |
| Datëlindja: | 1932 |
| Gjyqi | |
| Akuza: | "Strehim dhe furnizim kriminelësh" |
| Dënimi: | 5 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 93 |
| Data e Vendimit: | 6/6/1952 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Shkodrës |
| Gjyqi i dytë | |
| Data e Arrestimit: | 1963 |
| Akuza: | "Agjitacion e propogandë" |
| Dënimi: | 10 vjet Burg |
| Data e Vendimit: | 16/11/1963 |
Lindi në Pukë, në vitin 1932. Më 6 qershor 1952, me vendim nr. 93, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi fajtor për "strehim dhe furnizim kriminelësh" dhe e dënoi me 5 vjet heqje lirie, punë të detyruar, si dhe humbjen e të drejtave elektorale për një vit kohë. U arrestua sërish më 1963, dhe më 16 nëntor të po atij viti, Gjykata e Qarkut të Shkodrës, me vendim nr. 49, e deklaroi fajtor për "agjitacion e propogandë" dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie, si dhe konfiskimin e pasurisë.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 205
