| Bezat Allkaj | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Bezat Allkaj |
| Vendlindja: | Godolesh, Elbasan |
| Datëlindja: | 20/3/1917 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 30/7/1956 |
| Akuza: | «Agjitacion e propagandë,moskallzim të një krimi° |
| Dënimi: | 10 vjet Burg |
| Vendimi: | 25 tetor 1956, Gjykata Ushtarake e Tiranës |
Lindi më 20 mars të vitit 1917, në fshatin Godolesh të Elbasanit. U arrestua më 30 korrik 1956, dhe më 25 tetor të po atij viti, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë, moskallëzim krimi kundër shtetit dhe tradhëti ndaj atdheut», dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë, humbjen e së drejtës elektorale për 3 vjet kohë dhe heqjen e dekoratës. Ky vendim u la në fuqi edhe nga Gjykata e Lartë, më 27 nëntor 1956. U lirua më 7 mars 1963 për plotësim afati.
Burimi: AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 679.
