Lindi në Fshatin Mërtiraj/Gorisht të rrethit Vlorë, në vitin 1922. Ishte fëmija i parë i Shahin Nuredinit(Islamaj), eksponent i Organizatës së Ballit Kombëtar, Vlorë. Bexheti vijoi shkollën fillore dhe me pas shkollën tregtare në Vlorë, e cila përkoi me kohën e pushtimit fashist Italian. Bexheti u formua me ndjenjën kombëtare në familje, nga babai i tij Shahini dhe nëna e tij, Miro. Në Luftën e Vlorës 1920 mori pjesë dhe ra dëshmor xhaxhai i tij, Salo Ismalaj. Babai i vet, Shahini, mori pjesë gjithashtu në qëndresën e popullit shqiptar ndaj pushtimit Fashist Italian, me Çetën Territorialë të fshatit Gorrisht, kundër italianwvë në Bestrovë-Panaja, në ditët e para të pushtimit fashist. Në shkollën tregtare, u influencua nga mësuesit dhe profesorët e tij, me idetë komuniste, të cilat ishin në modë në atë kohë. Edhe i ati i tij, Shahini, i përqafoi idetë komuniste, por duke kuptuar se ato ishin ide utopike dhe binin ndesh me parimet e tij konservatore, ndryshoi kah dhe që me formimin e organizatës së Ballit Kombëtar, u rreshtua dhe ishte Komandant i çetës Treblovë-Gorrisht-Mallkëq e deri në Sevaster. Ndërkohë që Bexheti nuk e ndryshoi bindjën e vet, por ishte ndër emrat kryesorë të përhapjes së ideve komuniste. Bexheti u rreshtua në brigadën e 5-të Komuniste të Vlorës, ku pasi pa me sytë e vet, fushatën vëllavrasëse të komunistëve, u tërhoq dhe që nga janari 1944, u rreshtua me Forcat Nacionaliste, ku u emërua deri në komandant batalioni. Në një përpjekje me komunistët, në fshatin Kropisht të Vlorës, në fillim të majit 1944, u vra në mënyrë të pabesë nga ata. Bexheti u varros me nderime në Guzum-Baba, në Vlorë, por gjatë viteve të komunizmit, u shkatërrua varri i tij, dhe për fat të keq, nuk iu gjendën eshtrat.

Më 21 shkurt 1995, Gjykata e Vlorës vendosi njohjen e faktit të vdekjes pa gjyq në përpjekje me forcat komuniste, më 6 prill 1944, në fshatin Kropisht (Vlorë).

Burimi: AISKK, F. 1, V. 2015, D. 20, FL. 137-138
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.