Besnik Mersini | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Besnik Mersini |
Vendlindja: | Lushnje |
Vendbanimi: | Lushnje |
Datëlindja: | 1956 |
Gjyqi | |
Akuza: | "Tradhëti ndaj atdheut" |
Dënimi: | 15 vjet Burg |
Vendimi: | Nr. 103 |
Data e Vendimit: | 27/6/1984 |
Gjykata: | Gjykata e Rrethit të Vlorës |
Lindi në Lushnjë, në vitin 1956. Me vendim nr. 103, datë 27 qershor 1984, Gjykata e Rrethit të Vlorës e deklaroi fajtor për "tradhëti ndaj atdheut" dhe e dënoi me 14 vjet heqje lirie, me 5 vjet internim, si dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet kohë. Për largimin pa leje nga vendi i internimit, u dënoi edhe me 2 vjet të tjera heqje lirie. Përfundimisht u dënua me 15 vjet heqje lirie dhe 5 vjet internim.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 310