| Besim Pazari | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Besim Pazari |
| Atësia: | Xhemal |
| Vendlindja: | Tiranë |
| Datëlindja: | 1902 |
| Datë Vdekja: | 9/5/1945 |
| Arsyeja e Vdekjes: | Ekzekutim me pushkatim |
| Ekzekutimi | |
| Lloji Ekzekutimit: | Ekzekutim me pushkatim |
| Akuza: | "Motive politike" |
| Data Ekzekutimit: | 9/5/1945 |
Lindi më 1902, në Tiranë. Sipas Ministrisë së Rendit Publik, Dega e Arkivit, datë 22 maj 1995, u pushkatua për motive politike më 9 maj 1945, në orën 8 e 5 minuta.
Ishte një futbollist i rëndësishëm i skuadrës së Tiranës dhe një prej themeluesve të saj, pasi kishte kontribuar në krijim e klubit “Agimi”, më vonë “KF Tirona”.
I ati i tij dhe xhaxhai i tij, ishin ndër protagonistë e ngritjes së flamurit në Tiranë në nëntor të vitit 1912. Në vitin 1946, i ati u dënua me tre vite burg, në moshën 83-vjeçare.
Familjes iu sekuestrua pasuria dhe vuajti dënime me burg, internime dhe dëbime për disa breza.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 231.
