| Bernard Llupi | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Bernard Llupi |
| Vendlindja: | Shkodër |
| Vendbanimi: | Shkodër |
| Datëlindja: | 7/2/1886 |
| Datë Vdekja: | 1946 |
| Arsyeja e Vdekjes: | Ekzekutim me pushkatim |
| Ekzekutimi | |
| Lloji Ekzekutimit: | Ekzekutim me pushkatim |
| Data Ekzekutimit: | 1946 |
Klerik katolik.Lindi më 7 shkurt të vitit 1886, në Shkodër. Filloren e kreu pranë shkollës françeskane të qytetit, të lartën në Grac e Insbruk të Austrisë. Meshën e parë e tha në Romë. Pastaj filloi detyrën si famullitar, fillimisht në Nikaj-Mërtur, pastaj në Hot, Bizë e Vlorë. Në vitet 1914-1916 mori pjesë në luftimet kundër malazezëve, sidomos në Qafën e Kolçit. Mes viteve 1931-1937 shërbeu si famullitar në Iballë të Pukës, në Palç, në Rapshë e në Vlorë. Më 1941 u dërgua në Pejë, ku më 1946, u arrestua nga UDB-ja. Pas shumë torturash, u pushkatua po këtë vit.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 152






