| Bernard Daberdaku | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Bernard Daberdaku |
| Vendlindja: | Shkodër |
| Gjyqi | |
| Akuza: | “Tentativë arratisjeje” |
| Dënimi: | 4 vjet Burg |
| Vendimi: | Gjykata Ushtarake e Shkodrës |
Lindi në vitin 1934 në Shkodër. Më 14 gusht të vitin 1951 Gjykata Ushtarake e Shkodrës e dënoi me katër vjet burg për “tentativë arratisjeje”. Familja Daberdaku figuron në listën e parë të “Tatimit të jashtëzakonshëm të fitimeve të luftës”, të datës 10 qershor 1945, ku firma “Vllazën Debardaku” renditet e 9-ta me shumën e tatuar 7.222.500 franga.
Burimi: AISKK, Fondi 1, Viti 2013, Dosje 5, Faqe 555
