| Berisha Mulosmani | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Berisha Mulosmani |
| Vendlindja: | Tropojë |
| Vendbanimi: | Berat |
| Datëlindja: | 4/4/1945 |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 15/6/1945 |
| Fundi i Internimit: | 15/6/1948 |
| Akuza: | "Motive politike " |
Lindi në Tropojë, më 4 prill 1945. Në zbatim të vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991 të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 21, datë 10 mars 1993, vendosi t’i njohë kohën e internimit për motive politike nga rrethi i Bajram Currit në rrethin e Beratit, prej datës 15 qershor 1945 deri më 15 qershor 1948.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 402
