Tentoi të arratisej bashkë me bashkëshorten, tre fëmijët e mitur, vëllanë dhe kunatën. Vendimi për t’u arratisur ishte marrë në kohën kur vëllezërit ishin kritikuar publikisht në fshat se ishin kundër zakoneve prapanike dhe shpenzimeve të tepërta.

E realizuan arratisjen duke vendosur shkallën në formën e gërmës “A” mbi klonin më 12.1.1969 bashkë me tre fëmijët e mitur të Beqirit. Pasi kaluan kufirin, u dorëzuan në qytetin e Dibrës së Madhe.

Autoritetet jugosllave nuk i mbajtën më shumë se 18 ditë shumë ditë. I kthyen dhe ata u arrestuan më 30.1.1969. Të gjithë u akuzuan në bazë të nenit 64 të Kodit Penal për tradhti ndaj atdheut. Nisi çështja penale ndaj tyre. Madje, akuzoheshin se i “kishin dhënë informata UDB-së”. Çështja i kaloi Gjykatës Popullore të Rrethit Dibër.

Presidiumi i Kuvendit Popullor ia ktheu Beqirit dënimin në 25 vjet heqje lirie, aq sa u dënua që në fillim Mexhiti. Edhe gratë e tyre u dënuan me 10 dhe 15 vjet burg. Të gjithëve iu konfiskua pasuria.

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.