Lindi në vitin 1937 në Tiranë. Mjek, kardiolog.

Më 8 mars 1982, Gjykata e Rrethit të Durrësit e deklaroi fajtor për «krimin e agjitacionit e propagandës» dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie dhe humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë. U lirua në vitin 1986.

Pasi doli nga burgu, qëndroi 9 muaj pa punë dhe më pas e dërguan në fshatin Lekaj të Kavajës ku punoi deri në vitin 1990. E mbylli karrierën në Durrës, ku edhe kishte punuar për 20 vjet para se të dënohej.

Burimi: AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 247.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.