| Belul Malo | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Belul Malo |
| Vendlindja: | Pirg |
| Vendbanimi: | Tiranë |
| Datëlindja: | 15/4/1936 |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 10/1/1949 |
| Fundi i Internimit: | 10/10/1950 |
| Akuza: | "Motive politike" |
Lindi në Pirg, më 15 prill të vitit 1936. Në zbatim vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991 të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 14, datë 29 korrik 1992, vendosi t’i njohë kohën e dëbimit për motive politike nga rrethi i Korçës në Kamëz të Tiranës, prej datës 10 janar 1949 deri më 10 dhjetor të vitit 1950.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 176
