| Bektash Kokona | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Bektash Kokona |
| Atësia: | Muharrem |
| Vendlindja: | Tiranë |
| Vendbanimi: | Tiranë3 |
| Datëlindja: | 24/12/1927 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 15/02/1946 |
| Dënimi: | 8 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 336 |
| Data e Vendimit: | 25/07/1946 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Tiranës |
Lindi më 24 dhjetor të vitit 1927, në Tiranë. U arrestua më 15 shkurt 1946 dhe më 25 korrik të po këtij viti, me vendim nr. 336, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi "armik të popullit" dhe "sabotator të pushtetit" dhe e dënoi me 8 vjet burg dhe humbjen e të drejtave elektorale baraz me kohën e ndëshkimit. Në atë kohë, ishte gjimnazist. Akuzohej për lidhje me opozitën e parë të pasluftës, konkretisht me Musine Kokalarin, bashkë me vëllanë e tij, Baftjar Kokona.
U lirua më 30.12.1953.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 261; Koalicioni Demokratik, opozita e parë e pasluftës, Kastriot Dervishi, ISKK, Tiranë 2023
