| Bejtulla Dedej | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Bejtulla Dedej |
| Atësia: | Veli |
| Vendlindja: | Seferaj, Durrës |
| Vendbanimi: | Durrës |
| Datëlindja: | 1875 |
| Gjyqi | |
| Vendimi: | nr. 724 |
| Data e Vendimit: | 13/1/1950 |
| Gjykata: | Gjykata e Durrësit |
Bejtulla Dedej (Dedja) u lind më 1875, në Seferaj, Durrës. Me vendim nr. 724, më 13 janar 1950, Gjykata e Durrësit e dënoi për mosdorëzim drithi, “detyrim bujqësor”, me 4 vjet burg me punë të detyruar dhe konfiskim të pasurisë. AISKK, F.1, V. 2013, D.5/1, Fl. 1115
Burimi: Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – Vëllimi II
