Bedri Myftari | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Bedri Myftari |
Vendlindja: | Filatit, Çamëri |
Datëlindja: | 21/12/1938 |
Datë Vdekja: | 8/11/2013 |
Vënd Vdekja: | Tiranë |
Gjyqi | |
Data e Arrestimit: | 1971 |
Akuza: | "Agjitacion e propagandë" |
Shkrimtar, publicist. Lindi në fshatin Sklav të Filatit të Çamërisë, më 21 dhjetor të vitit 1938. Në moshën 6 vjeçare, u dëbua nga vendlindja me gjithë familjen, që u vendos në Shqipëri. Shkollën shtatëvjeçare e kreu në Fier, të mesmen, Teknikumin Financiar, në Tiranë. Në fillim të viteve ’60-të punoi në gazetën “Zëri i Rinisë”. Më 1971 u arrestua si kryetar i të ashtuquajturit «grupi i të rinjve kundër vijës së partisë në art dhe letërsi» dhe, si shumica e anëtarëve, u dënua për agjitacion e propagandë. Për 20 vjet iu hoq e drejta e botimit. Pas lirimit nga burgu, punoi si punëtor në disa ndërmarrje në Tiranë. Pas rënies së diktaturës, iu kthye shkrimeve dhe gazetarisë. Vdiq në Tiranë, më 8 nëntor 2013.
Vepra: “Fluturzat e borës” (tregime, 1967); “Mbrëmjet e qytetit tim” (tregime, 1969); “Kronikat e vdekjes” (roman, 1994); “Rojtari i varrezës” (roman, 1995); “Ti je Eva” (poezi, 1996); “Dashuria e parë” (tregime, 1997); “Pranverë që s’kthehet më” (poezi, 1999); “Bardh e zi” (publicistikë, 2000); “Dashuri fatale” (roman, 2000); “Përralla” (2001); “Vajza e rojtarit të pyllit” (përralla, 2003); “Zonja e Ambasadorit” (novela, 2006); “Simfoni e erërave” (poezi, 2006); “Pas Kastadivës” (roman, 2007).