| Beatriçe Doga | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Beatriçe Doga |
| Vendlindja: | Tiranë |
| Vendbanimi: | Vlorë |
| Datëlindja: | 1932 |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 16/10/1975 |
| Fundi i Internimit: | 16/10/1980 |
| Akuza: | "Motive politike" |
Lindi në Tiranë, në vitin 1932. Më 13 dhjetor 1991, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e internimit nga rrethi Tiranë në rrethin Vlorë prej datës 16 tetor 1975 deri më 16 tetor 1980, për çështje politike, dhe kohën e dëbimit nga 17 tetori i 1975-s deri më 16 tetor 1980.
Burimi: AISKK, F. 1, V. 2013, D. 5, f. 158
