| Bashkim Metalija | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Bashkim Metalija |
| Atësia: | Selim |
| Vendlindja: | Gradishtë |
| Vendbanimi: | Lushnje |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 1965 |
| Fundi i Internimit: | 10/9/1967 |
I biri i Selim Met Metalisë dhe Bukurie Xhemal Kaloshit Metalisë .Lindi në Gradishtë të Lushnjës, më 6 janar të vitit 1965. Në zbatim të vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991, të Këshillittë Ministrave, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimitadministrativ, me vendim nr. B-3225, datë 26 maj 1993, vendosi t’i njohë kohën e dëbimit për motive politike nga rrethi i Tropojës në rrethin e Lushnjës, prej vitit 1965 deri më 10 shtator 1967.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 321
