Lindi në Dibër, më 30 gusht të vitit 1945. U arrestua më 9 korrik 1968, dhe më 29 tetor të po atij viti, Gjykata e Rrethit të Tiranës e deklaroi fajtor për "tradhëti ndaj atdheut në formën e arratisjes" dhe e dënoi me 15 vjet heqje lirie. Më 13 korrik 1973, Gjykata e Rrethit të Mirditës e deklaroi fajtor për "sabotim duke qenë pjesëmarrës në një organizatë kundër pushtetit popullor" dhe "agjitacion e propagandë" dhe e ridënoi me 16 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasuris dhe humbjen e të drejtave elektorale për 4 vjet kohë.

 

Burimi: F. 1, Viti 2013, D. 9, F. 27-28
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.