| Bardhyl Karamuça | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Bardhyl Karamuça |
| Vendbanimi: | Manzë, Durrës |
| Datëlindja: | 1935 |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 15/02/1976 |
| Fundi i Internimit: | 30/04/1991 |
| Akuza: | "Motive politike" |
Lindi më 1935. Është dëbuar "për çështje politike". Me vendim nr. 15, më 13 gusht 1992, Komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së dëbimit, nga Durrësi në Manzë Durrës, prej 15 shkurt 1976 deri më 30 prill 1991. Babai dhe nëna janë pushkatuar.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 172
