Bardhyl Çitozi | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Bardhyl Çitozi |
Atësia: | Muharrem |
Vendlindja: | Krujë |
Datëlindja: | 11/3/1957 |
Lindi më 11 mars të vitit 1957, në Krujë. Më 17 qershor 1976, Gjykata e Rrethit të Krujës e deklaroi fajtor për «tradhti ndaj atdheut të kryer në formën e arratisjes mbetur në fazën e përgatitjes» dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e së drejtës elektorale për 3 vjet kohë (dënim i kombinuar). Gjatë kohës së burgut u ridënua sërish: më 11 shtator 1980, Gjykata e Rrethit të Mirditës e deklaroi fajtor për «agjitacion dhe propagandë» dhe e dënoi me 12 vjet heqje lirie.
Burimi: AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 441
Burimi: https://wiki.shqipopedia.org/%C3%A7itozi-bardhyl