| Bardhosh Gjonzeneli | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Bardhosh Gjonzeneli |
| Atësia: | Bego |
| Vendlindja: | Tragjas, Vlorë |
| Datëlindja: | 1940 |
| Gjyqi | |
| Akuza: | "Pjesëmarrje në një grup kundër-revolucionare nacionaliste për të kryer krime kundër shtetit dhe agjitacion e propagandë“ |
| Dënimi: | 27 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 3, 9 maj 1979, Gjykata e Lartë |
Lindi më 1940, në Tragjas, Vlorë. U dënua tre herë, gjithsej me 50 vjet burg, kreu vetëm 27 vjet, sepse diktatura u shemb. Më13 maj 1960, me vendim nr. 39, Gjykata Ushtarake Tiranë e dënoi për “tradhëti ndaj atdheut në formën e arratisjes” me 15 vjet burg, humbjen e të drejtave për 5 vjet dhe konfiskim pasurie. Më 14 dhjetor 1976, me vendim nr. 323, Gjykata Vlorë e dënoi për “agjitacion e propagandë” me 10 vjet burg, humbjen e të drejtave për 5 vjet dhe konfiskim pasurie. Më 9 maj 1979, me vendim nr. 3, Gjykata e Lartë e dënoi për “ pjesëmarrje në një grup kundër-revolucionare nacionaliste për të kryer krime kundër shtetit dhe agjitacion e propagandë“ me 25 vjet burg dhe humbjen e të drejtave për 5 vjet.
Burimi: AISKK, F. 1, V. 2014, D. 10, Fl. 74-75
