| Bardhosh Dani | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Bardhosh Dani |
| Vendlindja: | Shkodër |
| Datëlindja: | 1931 |
| Arsyeja e Vdekjes: | Ekzekutim me pushkatim |
| Rrethanat e Vdekjes: | I Lire |
| Ekzekutimi | |
| Lloji Ekzekutimit: | Ekzekutim me pushkatim |
| Data Ekzekutimit: | 18/8/1948 |
Lindur më 1931 në Shkodër. Data e ekzekutimit pa gjyq 18/8/1948. Kryetar i grupimit studentor Përpjekja Shqiptare. Në lagjet Ndocej e Dudas të Shkodrës, në një mbledhje në fillim të vitit 1947, u krijua një organizatë e mirëfilltë antikomuniste, me përbërje nga shoqëritë sportive të qytetit dhe elementë nga Gjimnazi i Shtetit me emrin: Përpjekja Shqiptare. Kryetar u zgjodh Bardhosh Dani. Me dt. 18 korrik 1948 Sigurimi i Shtetit fillon gjurmimin e veprimtarisë së Bardhosh Danit, i cili kupton se ishte në prag të arrestimit dhe tenton të arratiset me dy shokët e tij M. Triepshi e B. Dërguti. Me 18 gusht vriten në kufi.. Arshi Pipa, Libri i Burgut, bot. II-të, Eurorilindja, Tiranë 1994,
Burimi: f. 213; BKSH, 1993: Vol. XIV, Santa Clara, Kaliforni, f. 219-220
