| Barbara Orgocka | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Barbara Orgocka |
| Atësia: | Vlladisllav |
| Vendlindja: | Poloni |
| Vendbanimi: | Korçë |
| Datëlindja: | 1936 |
| Profesioni: | Laborante |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 26/2/1969 |
| I Torturuar: | Po |
| Dënimi: | 25 vjet Burg |
| Hetuesi: | Qemal Metaj, Mark Nikaj, Odise Porodini, Koço Josifi, Piro Vangjeli, Ali Xhunga |
| Prokurori: | Pandi Konomi |
| Vendimi: | Nr. 6 |
| Data e Vendimit: | 22/8/1969 |
| Gjykatësi: | Kleanthi Koçi |
| Gjykata: | Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë |
| Data e Lirimit: | 24/6/1971 |
Lindi më 1936, në Poloni. Erdhi në Shqipëri e martuar me shtetasin shqiptar Vasillaq Orgocka. Më 22 gusht 1969, me vendim nr. 6, Gjykata e Lartë e dënoi për «spiunazh dhe agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor», me 25 vjet burg dhe konfiskim të pasurisë.
Humbi arsyen nga medikamentet dhe keqtrajtimi në hetuesi. E liruan pas tre vitesh, duke ia kthyer akuzën vetëm në "agjitacion dhe propagandë" sepse nuk u vërtetua kurrë marrëdhënia e saj me rrjetet e spiunazhit dhe qeveria polake kishte nisur t'i bënte presion qeverisë shqiptare për të dënuarit polakë, duke bllokuar një vapor shqiptar në brigjet e saj. Vuajti gjithsej 2 vjet, 3 muaj, 29 ditë burg. U riatdhesua në Poloni, por ishte degraduar mendërisht dhe nuk arriti të shërohej deri në fund të jetës.
