| Balaj Mulosmani | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Balaj Mulosmani |
| Atësia: | Mine |
| Vendlindja: | Tropojë |
| Vendbanimi: | Tepelenë |
| Datëlindja: | 6/5/1935 |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 10/12/1948 |
| Fundi i Internimit: | 30/1/1950 |
| Akuza: | "Motive politike " |
Lindi në Tropojë, më 6 maj 1935. Në zbatim të vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991 të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 20, datë 10 shkurt 1993, vendosi t’i njohë kohën e internimit për motive politike nga rrethi i Bajram Currit në rrethin e Tepelenës, prej datës 10 dhjetor 1948 deri më 30 janar 1950.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 402
