| Bajram Pustina | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Bajram Pustina |
| Vendlindja: | Dibër e Madhe |
| Datëlindja: | 4/4/1903 |
| Gjyqi | |
| Akuza: | "Kriminel lufte, armik i popullit" |
| Dënimi: | I përjetshëm Burg |
| Data e Vendimit: | 14/6/1945 |
| Gjykata: | Gjykata Speciale |
| Data e Lirimit: | 6/5/1962 |
Lindi në Dibër të Madhe, më 4 prill 1903. Ka qenë ushtarak, anëtar i Gjykatës së Lartë Ushtarake në kohën e Mbretërisë. Me vendim të Gjykatës Speciale, datë 14 qershor 1945 u deklarua fajtor si «kriminel lufte, armik i popullit», dhe u dënua me burgim të përjetshëm. U lirua nga burgu më 6 maj 1962.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 397
