Lindur në Ishëm në vitin 1933, banues në Durrës, punonte mekanik me punë në parkun hekurudhor Durrës. Në vitet 1952-1954 ai kish qenë në një kurs specializimi në Poloni për riparimin e frenave të lokomotivave e vagonëve. Me kthimin në Shqipëri, deri kur u arrestua, punoi në ndërmarrjen e hekurudhave në Durrës. U arrestua më 20.9.1981. U akuzua në bazë të nenit 55/1 të Kodit Penal për agjitacion e propagandë kundër shtetit.

Gjykata e Rrethit Durrës, e vendosur në parkun e mjeteve hekurudhore në Shkozet, datë 3.4.1982, e deklaroi fajtor dhe e dënoi me 9 vjet heqje lirie dhe heqjen e së drejtës zgjedhore për 5 vjet. U la në fuqi me vendimin nr.119, datë 24.4.1982 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.

Baftjari vdiq më 28.1.1988 në Repartin nr.305 Përparim. Në shënimin e skedës së vdekjes thuhej se vdiq nga sëmundja në mëlçi. Ajo ishte përllogaritur edhe si dita e lirimit të tij nga burgu. Për këtë arsye, i vëllai që kish ardhur për ta marrë, mori vesh se bëhej fjalë vetëm për kufomën tashmë. Komanda nuk mund ta varroste aty sepse dënimi i kish mbaruar, për këtë arsye, i thotë të vëllait të blinte një arkivol në Sarandë. Sipas dëshmisë së ish-të dënuarit Bujar Bakalli, i vëllai i Baftjarit ashtu veproi, por komanda nuk ia dha kufomën ta merrte, pasi e intepretoi se kish vdekur kur i duheshin edhe disa orë të lirohej.

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.