| Baftjar Kokona | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Baftjar Kokona |
| Atësia: | Muharrem |
| Vendlindja: | Berat |
| Vendbanimi: | Tiranë1 |
| Datëlindja: | 1926 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 5/02/1946 |
| Dënimi: | 1 vit Burg |
| Data e Lirimit: | 24/07/1947 |
Lindi në në Berat më 1926 (sipas Kastriot Dervishit, më 1920). Më 30 maj 1994, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e dënimit me privim lirie, prej datës 5 shkurt 1946 deri më 24 korrik të vitit 1947 (sipas Kastriot Dervishit më 26.2.1947).
Ishte student i Drejtësisë. Akuzohej për lidhje me opozitën e parë të pasluftës.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 261; Koalicioni Demokratik, opozita e parë shqiptare e pasluftës, Kastriot Dervishi, ISKK, Tiranë 2023
