| Baftiar Mjekrra | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Baftiar Mjekrra |
| Vendlindja: | Krujë |
| Vendbanimi: | Krujë |
| Datëlindja: | 1911 |
| Datë Vdekja: | 1946 |
| Ekzekutimi | |
| Akuza: | "Motive politike" |
| Data Ekzekutimit: | 1946 |
Lindi në vitin 1911, në Krujë. Në zbatim të ligjit nr. 7514, datë 30 shtator 1991, të udhëzimit nr. 2, datë 4 janar 1992, të Këshillit të Ministrave, si dhe shtesën e bërë në pikën 7, në udhëzimin nr. 7, datë 29 tetor 1992, komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit në burg pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq kur mungojnë dokumentet, vendosi t’i njohë faktin e vrasjes pa gjyq për motive politike në vitin 1946.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 368
