Baba Mahmuti | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Baba Mahmuti |
Atësia: | Shefqet |
Vendlindja: | Gllavë , Tepelenë |
Vendbanimi: | Tepelenë |
Datëlindja: | 30/12/1890 |
Datë Vdekja: | 8/1/1948 |
Ekzekutimi | |
Akuza: | "Sabotim të të gjitha ligjeve të pushtetit popullor, ka marrë kontakt me shtetet imperialiste, si dhe ka marrë kontakt mekriminel të luftës" |
Data Ekzekutimit: | 8/1/1948 |
Klerik i lartë bektashian. Lindi në Gllavë të Tepelenës, më 30 dhjetor 1890. Me vendim nr. 247, datë 17 nëntor 1947, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor për "sabotim të të gjitha ligjeve të pushtetit popullor", se "ka marrë kontakt me shtetet imperialiste", si dhe "ka marrë kontakt mekriminel të luftës", dhe e dënoi me vdekje,humbje të të drejtave civile e politike, sidhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme. Me shkresë nr. 215, datë 8 janar 1948, Gjykata e Lartë e Tiranës vendosi aprovimin e këtij vendimi.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 160