| Shefqet Gllava | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Shefqet Gllava |
| Atësia: | Qamil |
| Vendlindja: | Tepelenë |
| Vendbanimi: | Tepelenë |
| Profesioni: | Klerik bektashi |
| Arsyeja e Vdekjes: | Ekzekutim me pushkatim |
| Lloji Ekzekutimit: | Ekzekutim me pushkatim |
Klerik i lartë bektashian. Baba Shefqeti (Shefqet Mahmuti-Gllava) u lind në fshatin Gllavë e Madhe të Tepelenës në vitin 1882 ose 1885.
Shërbeu në disa teqe të Shqipërisë. Me ardhjen në pushtet të komunistëve, u arrestua për pikëpamjet e tij nacionaliste. U dënua me vdekje, me pushkatim dhe u ekzekutua. Ka disa variante për datën e ekzekutimit.
U varros në Gjirokastër në vendin ku u ndërtua NSHN-ja e nuk i janë gjetur eshtrat.
Burimi: AISKK, F. 342, V. 2
