Aleksandër Dako | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Aleksandër Dako |
Atësia: | Kristo |
Vendlindja: | Manastir, Maqedoni |
Vendbanimi: | Tiranë |
Datëlindja: | 1909 |
Profesioni: | Inxhinier ndërtimi |
Datë Vdekja: | 1995 |
Vënd Vdekja: | Tiranë |
Gjyqi | |
Akuza: | “Agjent amerikan“dhe“faje penale kundër popullit dhe shtetit“ |
Dënimi: | 7 vjet Burg |
Vendimi: | nr. 58 |
Data e Vendimit: | 5/5/1949 |
Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Tiranës |
Inxhinier, përkthyes, djali i madh i rilindasit Kristo Dako dhe pionieres së arsimit shqiptar, Sevasti Qiriazit. Lindi më 1909, në Manastir, Maqedoni. Emigron në SHBA me familjen në Jamestown, e kryen shkollimin e fillor e të mesëm në SHBA dhe në Shkollën Qiriaz në Tiranë. Përfundon studimet në Universitetin e Oxford-it, në fakultetin e inxhinierisë. Kthehet në Shqipëri më 1940 dhe nga bashkëshortja italiane përfton tri fëmijë, Viktore, Robert, Diana. Familja e Dakos në vitin 1943 u dërgua në kampin nazist të Beogradit, prej nga arriti të lirohet pas një viti. Më 1945, bën pjesë në misionin e UNRRA-s për Shqipërinë. Në tetor 1946, pas prishjes së raporteve diplomatike me SHBA, arrestohet me akuzën si “agjent amerikan” ndërsa kryente detyrën e koordinatorit. Gjyqi zhvillohet pas dy vjetësh arrest. Më 5 maj 1949, me vendim nr. 58, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi për «faje penale kundër popullit dhe shtetit», me 7 vjet burg me punë të detyruar dhe humbjen e të drejtës elektorale, sipas nenit 37 të Kodit Penal. 1949: i vdes e ëma Sevastia kur ishte në burg. 1953 lirohet nga burgu.
E internojnë familjarisht në Tepelenë bashkë me tezen, Parashqevinë për t’u kthyer në Tiranë më 1970. Në janar 1976 në shtëpinë e tij u fut familja e funksionarit T.B.. Kur kthehet në Tiranë, në vitin 1977, Aleksandri kërkon që t'i lirohej banesa, e uzurpuar me manipulime dokumentesh. Gjykata i jep të drejtë, urdhëron T.B. të lërë banesën dhe Aleksandri rivendoset aty.
Vdiq në Tiranë, më 1995.
Vepra: "Kol. Deivid Smaili: Me detyrë në Shqipëri", përkth. A. Dako, Shtëpia botuese enciklopedike, Tiranë 1993; Monografia Historiografike: "Trinija: Parashqevi Qiriazi, Sevasti, Kristo Dako", dorëshkrim, Tiranë 1989; "Kristo Dako: Shqipëria çelësi kryesor i Lindjes së Afërme", përkth. Leka Ndoja, Arbëria, Tiranë 2003.