Djali i Vasil Katit, ish-ministrit të Tregtisë së Jashtme në vitet '60. Vasil Kati u arrestua në vitin 1975, kur mbante postin e zëvendësministrit të Tregtisë. Më pas, familja, përfshirë Adrianin, u internua në Ndërnenas, të rrethit të Fierit, për t'u zhvendosur më pas edhe në fshatra të tjerë. Siç tregon një letër ku Adriani kërkonte objektet personale të sekuestruara nga shtëpia e tyre, në dhjetor të vitit 1978, ai ndodhej në Kotë të Vlorës.
