Adnand Kuka | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Adnand Kuka |
Atësia: | Muharrem |
Vendlindja: | Berat |
Datëlindja: | 1961 |
Gjyqi | |
Data e Arrestimit: | 3/4/1984 |
Akuza: | Tradhti ndaj atdheut në formën e arratisjes, mbetur në tentativë etj. |
Dënimi: | 25 vjet Burg |
Data e Lirimit: | 29/3/1991 |
Lindi më 1961, në Berat. Është arrestuar më 3 prill 1984 pasi po tentonte të arratisej bashkë me dy shokë, një nga të cilët mbeti i vrarë. U akuzua pë tradhti ndaj atdheut dhe vepër terrori të mbetur në tentativë, përvetësim të pasurisë socialiste dhe armëmbajtje pa leje duke qenë që kishte marrë një automatik me fishekë nga reparti ku kryente ushtrinë, para se të arratiseshin. Kolegji Ushtarak i Gjirokastrës e dënoi me vdekje. Pas 20 ditësh, më 26.7.1984 dënimi u kthye në 25 vjet burg me vendim të Kolegjit Ushtarak të Gjykatës së Lartë. Ai është liruar më 29 mars 1991.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 361