“KUJTO” është Fondacion jo fitimprurës, i pavarur, jo qeveritar dhe jo politik i themeluar në vitin 2018 me qendër në Tiranë.
Qëllimi ynë është hulumtimi, studimi dhe pasqyrimi i fatit të viktimave që vuajtën dënime, internime apo persekutime gjatë periudhës së diktaturës komuniste në Shqipëri.
Permes nje rrjeti te gjere vullnetaresh dhe me konsulence ekspertesh, Fondacioni synon një përfshirje sa më të gjerë faktorësh me ndikim në fushën e edukimit në mënyrë që “e vërteta” të udhëhiqet nga “fakti” si vlerë sublime e dokumentimit të identitetit dhe në funksion të harmonisë dhe respektit për lirinë dhe të drejtën e çdo individi.
Objektivi ynë është njohja e së shkuarës për një të ardhme më të mirë.