Kampi i Yzberishtit | |
---|---|
Informacione | |
Emri: | Kampi i Yzberishtit |
Vendndodhja: | Yzberisht, Tiranë |
Viti i Ndërtimit: | 1950 |
Viti i Mbylljes: | 1951 |
Në vitin 1950 kampi i Maliqit zhvendoset në Yzberisht të Tiranës. Këtu do punohej për kanalin e bojërave. Më 1.8.1949, me pjesëmarrjen e Enver Hoxhës, filluan punimet e kombinatit të tekstileve në Yzberisht të Tiranës. Për këtë arsye u hap një front i madh pune, që do të kërkonte edhe pjesëmarrjen e të burgosurve.
Në kartelën personale të komandantit të kampit, Neim Hodaj, thuhet se pas Maliqit ai ka qenë në periudhën 10.6.1951–2.3.1952 në Yzberisht. Është e paqartë nëse është kampi i Maliqit që vjen këtu apo është një kamp i përkohshëm. Konfuzioni nëpër dokumente është i madh. Por nga dosja e drejtorit të kampit, Tasi Marko, merret vesh se ai ka qenë këtu në shkurt-maj 1951.
Beqir Ajazi, njëri prej të burgosurve që ka punuar në këtë kamp, shkruan:
“Në pranverë të vitit 1950, një pjesë nga ne u dërguan në Kampin e Yzberishtit. Kombinati i tekstilit ishte në mbarim e sipër dhe duhej bërë kanali i kullimit të bojërave, me të cilat do të ngjyroseshin pëlhurat. Pas kaq vitesh jetë nëpër kampe pune, ky ishte më i miri dhe më i rehatshmi. Toka ishte më e butë dhe trajtimi që na bëhej, më i njerëzishëm”.
Pas mbarimit të punimeve, të burgosurit u çuan në Punëtorinë Artizanale, të burgosurit kaluan këtu.
Kombinati së bashku me shtatoren e Stalinit u përurua më 8 nëntor 1951. Mehmet Shehu preu shiritin e rastit. Natyrisht puna e të burgosurve nuk u përmend në asnjë mënyrë