Në kampin e Gosës ku të dënuarit punonin në hapje kanalesh dhe sistemime tokash pati disa humbje jete nga uria, sëmundjet e lëna pa ndihmën e duhur dhe keqtrajtimet e policëve.

Dëshmia /Tanush Kaso: "Në vitet 1949-‘51, u punua për ngritjen e fermës së Gosës në rrethin e Kavajës. Fronti i punës aty përbëhej nga kanalizime dhe sistemime tokash. Kampi ndodhej në afërsi të fshatit me të njëjtin emër, 12 km. në jug të Kavajës. Për afro 2 vjet aty punuan mbi 600 të burgosur politikë, gjithmonë të uritur e të keqtrajtuar. Aty pati 15 të vdekur nga të dënuarit."

 

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.